Ashtu si shumë artistë të tjerë të mëdhenj muzikorë dhe Justin Bieber ka shtyrë koncertin e tij të ardhshëm.
Turneu botëror i Bieber ishte planifikuar të fillonte më 2 qershor në San Diego, më pas të kalonte nëpër Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, shkruan Daily Mail.
Të gjitha datat të yllit pop janë shtyrë përsëri për 2022, me një njoftim zyrtar që pritet të vijë së shpejti nga ekipi i tij.
Vonesa për njoftim ka ardhur si pasojë e disa rivendosjeve të datave, për shkak të pandemisë coronavirus.
Anulimet nuk vijnë si befasi për shumë, duke marrë parasysh që të gjitha koncertet e Bieber ishin planifikuar të mbaheshin në arena të mbyllura.
Dhe si rezultat, të gjitha datat e ardhshme të verës në Amerikën e Veriut janë zhvendosur më pas për 2022. /Telegrafi/