Këngëtari Justin Bieber mbrëmë (e mërkurë) ka goditur me automjetin e tij një fotograf gjatë kohë që po largohej një kishë në Beverly Hills.
Duke u munduar t’u shpëtoj paparacëve, pa dhënë asnjë deklaratë, Bieber në momentin e nisjes aksidentalisht prek me makinë dhe e rrëzon një nga fotografët a ty pranë, raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Justin ndodhej në kishë për shkak të një eventi që kishte organizuar qyteti, ndërsa gjatë daljes nuk ishte i disponueshëm që të jepte deklarata.
Në rrjetet sociale, janë publikuar edhe fotografi të cilat tregojnë se si ka rrjedhur ngjarja, teksa TMZ ka siguruar videon e plotë.
Mirëpo edhe pas aksidentit, këngëtari nuk u largua nga vendi i ngjarjes, për është ndalur menjëherë pasi ka kuptuar se çfarë ndodhi.
Ai i ka qëndruar pranë viktimës, deri sa më pas ka arritur stafi mjekësor, ndërsa Bieber më pas u largua për t’i dhënë deklaratë policisë.
Videon e plotë që tregon se si ka ndodhur aksidenti mund ta shikoni KËTU. /Telegrafi/