Ai së fundmi ka paralajmëruar për turneun e radhës, që do të mbahet në shkurt të vitit 2022.
Dhe Justin Bieber përkundër pandemisë coronavirus nuk po ndalet së prodhuari muzikë, për të gjithë admiruesit e muzikës së tij, shkruan Daily Mail.
Edhe shëtitjet për këngëtarin janë mjaft të shpeshta, teksa së fundmi është parë në West Hollywood.
Derisa shumicën e rasteve ai kujdeset tej mase për paraqitjen, kësaj radhe Justin është parë me një veshje më të thjeshtë.
Përmes një bluze të zeza që kishte disa vizatime në pjesën e përparme, Bieber u mundua që të mbulonte fytyrën me një pjesë të saj.
27-vjeçari u sigurua që të mbajë është një maskë mbrojtëse, derisa afër kishte edhe truprojën e tij. /Telegrafi/