Telegrafi

Justin Bieber shfaqet gjysëm nudo krah një modeleje atraktive (Foto)

Jeta romantike e Justin Bieber duket se po nxehet shumë gjatë kësaj vere me temperatura të larta.

Ylli i muzikës pop është pikasur duke shëtitur përgjatë Hollywood Hills me një bukuroshe të re në krahun e tij.

Bëhet fjalë për një modele brune të quajtur Audreyana Michelle, e cila duket se ia ka ngritur goxha humorin këngëtarit kanadez.

Justin dukej shumë i lumtur me modelen seksi në krah, ndërsa po shëtiste me bluzen e hequr dhe të brendshmet si gjithmonë dilnin mbi pantallonat.

Por, ndërkohë që artisti 23 vjeçar qartësisht kishte shumë vapë, Michelle ishte mbuluar mirë, madje me mëngë të gjata.

Nuk dihet nëse Bieber është i dashuruar me modelen, pasi ata ende s’janë shfaqur duke bërë ndonjë veprim provokues në publik. /Telegrafi/