Telegrafi

Justin Bieber publikon klipin e këngës “Available”

Justin Bieber (Foto nga Kevin Winter/Getty Images for iHeartMedia/Guliver)

Këngëtari kanadez, Justin Bieber, në këtë krizë globale është duke qëndruar i izoluar së bashku me bashkëshorten e tij, Hailey Baldwin.

Anipse i izoluar, 26-vjeçari është aktiv në rrjetet sociale duke postuar imazhe të ndryshme nga koha të cilën ai e kalon duke eksperimentuar gjëra të ndryshme.

Së fundmi ai ka bërë të ditur përmes rrjetit social Instagram se ka publikuar klipin e këngës së tij “Available”.

Ndonëse videoja nuk është e qasshme për të gjitha shtetet, por në videon e publikuar, shihet se klipi është xhiruar në natyre dhe afër tij gjendet një piano me grafika.

Lexo po ashtu Bieber do të shkojë në shtëpinë e një fansi fatlum për të dhënë shfaqje private për bamirësi

Përpos lansimit të këtij projekti, ditën e sotme (e premte) Justin ka pranuar sfidën që t’i këndojë në mënyrë private një fansi në mes të pandemisë coronavirus. /Telegrafi/