Telegrafi

Justin Bieber përgjak fansin në Barcelonë (Video)

Justin Bieber edhe një herë ka treguar arrogancën në raport me fansat.

Këngëtari kanadez goditi një fans me grusht në fytyrë në stadiumin Palau Sant Jordi të Barcelonës.

Kohët e fundit këngëtarin kanadez e kanë lëshuar nervat

Në videon e publikuar prej revistës së mirënjohur britanike “Daily Mail”, 22-vjeçari godet më grusht fansin nga dritarja e veturës.

Ndryshe, Bieber është duke punuar në projekte të reja muzikore, të cilat do t’i publikon gjatë muajve të ardhshëm. /Telegrafi/