Justin Bieber është kthyer prapa në kohë teksa ka folur për arrestimin e vitit 2014, duke pranuar se nuk është krenar për atë që ishte.
Gjatë një udhëtimi në Miami, krijuesi i hitit “Sorry” u akuzua për ngasje në gjendje të dehur. Ai u lirua me një gjobë prej 2500 dollarësh.
Duke shpërndarë një foto të arrestimit, Bieber shkroi në Instagram: “7 vjet më parë sot u arrestova, nuk ishte ora ime e mirë”.
“Nuk jam krenar për atë që isha në jetën time më parë. Unë isha i lënduar, i pakënaqur, i zemëruar. E gjithë kjo për të thënë që Zoti më ka sjellë një rrugë të gjatë. Prej atëherë që tani unë kuptoj diçka. Zoti ishte aq i afërt me mua atëherë sa është tani”.
“Inkurajimi im për ju është që… e kaluara juaj të jetë një kujtesë se sa larg ju ka sjellë zoti. Mos lejoni që turpi të ju shkatërrojë, le të marrë përsipër falja e Jezusit dhe shikoni jetën tuaj të lulëzojë në gjithçka që Perëndia ju ka krijuar për të qenë”, ka thënë ai.
Bieber u arrestua në janar të vitit 2014 pasi policia e vuri re duke garuar në Miami.
I njëjti u deklarua fajtor për rezistencë ndaj një oficeri dhe një akuzë më të vogël për vozitje pa kujdesin dhe vëmendjen e duhur.
Ai u gjobit me 500 dollarë dhe u dënua për të ndjekur një kurs 12-orësh dhe një program që mëson ndikimin e ngasjes së makinës në gjendje të dehur tek viktimat. /Telegrafi/