Këngëtari kanadez, Justin Bieber, ka mohuar të gjitha akuzat se ka abuzuar seksualisht me dy femra në Texas.
Një përdoruese e rrjetit social Twitter, Danielle ka akuzuar 26 vjeçarin se ka insistuar ta dërgonte në një dhomë hoteli, shkruan Daily Star.
Në po të njëjtin ditë, Kadi është një tjetër femër e cila pretendon se sigurimi i këngëtarit e kishin ftuar atë të shkonte në dhomën e Justin, në vitin 2015.
Deklaratat e publikuara më 20 qershor të këtij viti, janë fshirë dy ditë më pas, së bashku me profilin me të cilin ishte përdorur.
Duke mohuar akuzat, këngëtari përmes rrjeteve sociale insistoi se asnjë nga historitë nuk është e vërtetë.
Më pas, përmes disa imazhe Justin shihej teksa po argëtohej në një koncert në Texas, së bashku me ish-të dashurën e tij Selena Gomez. /Telegrafi/