Selena Gomez ka pranuar se është treguar jo e mirë me komentet që i la Justin Bieberit në fotografitë me të dashurën e re Sofia Richie.
“Ajo çfarë thashë ishte shumë egoiste dhe pa arsye nga ana ime,” shkruan Gomez në Snapchatin e saj.
Disa ditë më parë, Bieber hodhi disa foto në Instagram me të dashurën e tij, por nuk vonuan komentet dhe zënkat e tyre në rrjetin social.
Për këtë arsye, ju fansat e Justin Bieber ndiqeni atë diku tjetër, pasi në Instagram nuk e keni më.