Telegrafi

Justin Bieber mashtron avokatët dhe zbulohet si fëmijë!

Këngëtari kanadez, Justin Beiber, duket se shumë shpejt do të kuptojë ndryshimin ndërmjet situatave kur gënjen një mësuese dhe kur gënjen njerëzit e ligjit.

Avokatët kanë akuzuar Justin Bieber se ka mashtruar për të shmangur një dhënie dëshmie. Artisti 22 vjeçar u ka thënë atyre që ishte i sëmurë dhe për këtë arsye nuk mund të paraqitej për dëshminë.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga yjet seksi shqiptare (Foto/Video)

Megjithatë, avokatët rrëfejnë se ai ka mashtruar pasi kanë në zotërimin e tyre video që tregojnë se Bieber nuk ishte sëmurë, por thjesht ishte shumë i zënë duke festuar.

Si u zbulua Justin Bieber në planin e tij të mashtrimit? Nga disa video të thjeshta në YouTube, të publikuara nga fansat e tij. Problemet e të qenit i famshëm janë këto dhe drejtësisë s’ke ku i ikë. /Telegrafi/