Justin Bieber doli në publik me të dashurën e tij të përfolur Sofia Richie këtë javë – dhe fansat nuk janë të lumtur që këngëtari i tyre i preferuar tashmë është i zënë.
Ylli i muzikës pop, ka ndarë një fotografi bardh e zi në Instagramin e tij, e cila është komentuar shumë nga fansat në lidhje me pamjen e keqe të vajzës.
Justin, menjëherë ka kërcënuar se do ta privatizojë llogarinë e tij në Instagram.
Ai shkroi: “Do ta bëj privat Instagramin tim nëse ju nuk e ndalni urrejtjen”.
Çifti i pandashëm, të cilët janë ngjitur praktikisht në anën e njëri-tjetrit gjatë disa ditëve të fundit, u vunë re në aeroportin Van Nuys të mërkurën.
Marrëdhënia e fundit zyrtare e Justin ishte me Selena Gomez.
Ndërsa, Hailey Baldwin, e cila aktualisht është në Karaibe për të festuar ditëlindjen e Kylie Jenner, ishte së fundmi e lidhur me këngëtarin.