Telegrafi

Justin Bieber imiton Nusretin e famshëm (Foto/Video)

Nusret Gokce u bë i njohur në gjithë botën me nofkën Salt Bae, për shkak të mënyrës së tij të veçantë të kriposjes.

Ai ka lindur në Turqi në vitin 1983 dhe është një shef kuzhine dhe pronar i një rrjeti restorantesh me emrin “Nusr-Et”. Arti i tij i gatimit dhe përgatitjes së mishit është bërë sensacion në internet.

Lexo po ashtu Nusreti bën xhiron e botës, voton në referendumin e Turqisë me maninë “saltbae” (Foto)

Nga janari i këtij viti, fama e Gokces i rrit jashtëzakonisht shumë edhe për mënyrën e prerjes së mishit.

Aktualisht, ai ka mbi 6.7 milionë ndjekës në Instagram, ndërsa videot që i publikon shikohen me miliona herë dhe marrin qindra mijëra pëlqime.

Restorantin e tij të parë, Nusreti e hapi në Stamboll në vitin 2010, ndërsa pas dy vitesh e zgjeroi biznesin në Dubai. Një vit më pas, shkoi edhe në Abu Dhabi.

Justin Bieber në stilin ‘Salt Bae’ (Instagram)

Tashmë, ai njihet botërisht dhe disa prej yjeve më të njohura të muzikës dhe filmit kanë ngrënë ushqim në restorantet e tij.

Njëri prej njerëzve që njeh artin e Nusretit është edhe Justin Bieber. Në një fotografi të publikuar në rrjetet sociale, shihet këngëtari kanadez duke e imituar mënyrën e famshme të hedhjes së kripës ‘Salt Bae’. /Telegrafi/