Telegrafi

Justin Bieber fotografohet rrugëve të ‘Beverly Hills” duke ngrënë pica, ndërsa me vete nuk kishte një maskë mbrojtëse

Fituesi i Çmimeve ‘Grammy’, Justin Bieber mezi priste të zhyste dhëmbët në një picë dhe vendosi ta hante atë ndërsa shëtiste në një rrugë në Beverly Hills të enjten.

Padyshim që ylli i muzikës pop, 26-vjeçari nuk ishte në gjendje të mbronte veten dhe të tjerët nga coronavirusi duke vënë një maskë, të cilën Guvernatori i Kalifornisë Gavin Newsom e bëri të detyrueshme për të gjitha daljet publike më 18 qershor.

Deri të enjten, ka pasur mbi 256 mijë raste të konfirmuara me COVID-19 në Los Angeles, e cila ka çuar në 6,305 vdekje – sipas Universitetit Johns Hopkins, shkruan DailyMail.

Justin ishte i veshur me një veshje sportive ‘slob-rity’, duke përfshirë një këmishë të zezë me mëngë të gjata, tuta dhe atlete dhe një kapele ngjyrë ulliri.

Po atë ditë, Bieber u pa jashtë Rezidencës së Beverly Park në vlerë 25.8 milionë dollarë, të cilën e bleu në muajin gusht së bashku me një roje sigurie.

Këngëtari kanadez bëri disa gjeste para paparacëve, para se të futej në veturën e tij të zezë.

Këto fotografi të tij u shkrepën vetëm pak orë para publikimit të këngës së tij më të re “Holy” në bashkëpunim me Chance The Rapper. /Telegrafi/