Telegrafi

Justin Bieber flet me shumë emocion për Billie Eilish, dëshiron ta përkrahë në fillimet e karrierës

Justin Bieber njeh një gjë ose dy për famën e fëmijërisë, dhe kjo është arsyeja se përse ai dëshiron që Billie Eilish të dijë se gjithmonë do e përkrah atë.

Duke folur me ‘Apple Music’s Zane’, në një intervistë të publikuar të shtunën, Bieber tregoi se dëshiron ta përkrahë artisten 18-vjeçaren, duke u bazuar në fillimet e tij të karrierës.

“Dua ta mbroj atë. Ishte e vështirë për mua të isha aq i ri në industrinë e muzikës duke mos ditur se ku të drejtohesha, ndërkohë që të gjithë më thonin që më mbështesin, e më pas më kthenin shpinën në sekondë. Po, është e vështirë dhe dua që ajo ta dijë se mund të mbështetet tek unë. Nuk mund ta detyroj, duhet të jetë diçka e natyrshme”.

Justin Bieber (Foto: Jason Merritt/Getty Images for Universal Music)

“Thjesht dua ta mbroj. Nuk dua që ajo të kalojë gjithçka që kalova unë. Nuk ia dëshiroj askujt. Pra, nëse ndonjëherë ka nevojë për mua, jam thjesht një telefonatë larg”, shton më tej Bieber teksa flet me shumë emocion.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Justin Bieber

Në anën tjetër, Eilish ndau disa postime në rrjetin social, Instagram, ku në njërën prej tyre është edhe intervista e Bieber kur flet për të.

Ajo po ashtu ka publikuar pamje brenda dhomës së saj, që njëherësh është e mbushur me postera të Bieber.

Billie përndryshe ka shënuar historinë në “Grammy Awards 2020” pasi fitoi katër çmimet kryesore. /Telegrafi/