Telegrafi

Justin Bieber e frikëson David Beckhamin gjatë emisionit televiziv

(Foto: Screenshot/YouTube/TheEllenShow)

Ish-futbollisti anglez,  David Beckham, ka qenë mysafir në emisionin e popullarizuar televiziv, The Ellen DeGeneres Show.

Legjenda e futbollit dhe nikoqirja e emisionit kanë folur për shumëçka, duke i përfshirë edhe fëmijët e tij.

Ndërsa Beckham ka treguar për një rast kur është shfaqur te shtëpia e Justin Bieber për Halloween, pasi këtë ia kanë kërkuar fëmijët e tij.

Dhe derisa po fliste për këngëtarin e famshëm kanadez, ai është shfaqur papritur duke e frikësuar.  Justin ka dalë befas nga një kuti që ndodhej prapa ulëses dhe e ka frikësuar Beckhamin.

“Më fal, më thanë ta bëja këtë. Më duhet të shkoj”, ka thënë Bieber dhe është larguar, ndërkohë që David ka vazhduar të flasë lëvdata për të. /Telegrafi/