Bieber është konfirmuar si imazhi i ri i Calvin Klein, pasi që do të jetë në krye të fushatave të shtëpisë së modës për xhinset dhe për koleksionimet tjera të “Calvin Klein”.
20-vjeçari është përzgjedhur si fytyra e re e këtij produkti me modelen Lara Stone.
Justin i bashkohet kështu Brooke Shield dhe Mark Whalberg, të cilët kanë marrë pjesë në reklama provokuese për firmën e famshme në hapat e para të karrierës së tyre. /Telegrafi/