Telegrafi

Justin Bieber dhe e dashura e re kapen duke u puthur në Brooklyn

Nuk ka më dyshime rreth të dashurës së re të këngëtarit kanadez, Justin Bieber.

Gjatë ditëve të fundit u spekulua për një ribashkim të artistit me modelen e famshme Hailey Baldwin.

Videoja e publikuar gjatë ditës së sotme prej revistës së mirënjohur amerikane, TMZ, ka shuar të gjitha thashethemet rreth romancës së dyshes hollivudiane.

Lexo po ashtu Pushimet 'e nxehta' dhe flirtuese të Justin Bieberit me të dashurën e tij

Çifti është parë duke u puthur në urën e parkut domino të Brooklynit dhe kjo ka bërë që të heshtin të gjitha gojëligat.

Theksojmë se dyshja kanë nisur të takohen në fillim të muajit maj menjëherë pasi Bieberit e Selenas i dhanë sërish fund lidhjes së tyre.

Ndryshe, dyshja tashmë janë duke planifikuar që pushimet verore t’i kalojnë në shtetin e Singapurit. /Telegrafi/