Këngëtari i njohur Justin Bieber vazhdon të jetë ndër emrat më të komentuar në media.
Ditë më parë emri i tij u lakua në mediat online për gafën e madhe, pasi u kap nga paparacët teksa urinonte në pantallonat e tij.
Sido që të jetë, e shumëpërfolur vazhdon të jetë edhe jeta e tij private, për të cilën ai rrallë herë preferon të flasë para kamerave.
Së fundmi, këngëtari është fotografuar duke bërë një garë vrapimi me modelen e njohur Ashley Moore, shkruan TMZ, transmeton Telegrafi.
Fakti që kohëve të fundit ata shfaqen shumë shpesh pranë njëri-tjetrit, ka bërë që mediat e huaja të aludojnë për një lidhje të mundshme mes Bieber dhe 23 vjeçares. /Telegrafi/