Site icon Telegrafi

Justin Bieber dhe Ariana Grande reagojnë pasi Tekashi 6ix9ine pretendon se ata kanë korruptuar vendin e parë në Billboard

Ariana Grande, Justin Bieber dhe Tekashi 6ix9ine (Foto: Gettyimages/Guliver)

Tekashi 6ix9ine pretendon se kënga “Stuck With You” nga Ariana Grande dhe Justin Bieber nuk e meriton vendin e parë në Billboard.

Një gjë të tillë e ka bërë përmes një postimi ku kishte shtuar se Billboard korruptohet nga artistët, me të vetmen arsye që të dalin të parët.

Justin Bieber, Ariana Grande dhe menaxheri i tyre i muzikës, Scooter Braun, kanë reaguar me pretendimet se numri i tyre në tabelat e Billboard këtë javë ishte fikse.

Ariana ishte e para që i ktheu një përgjigje reperit: “Fansat e mi blenë këngën. Fansat e Justin blenë këngën. Fansat tanë blenë këtë këngë”.

Këngëtarja më pas u mbështet nga Bieber i cili dha një përgjigje të gjatë në faqen e tij në Instagram, duke thënë: “60, 000 njësi erdhën sepse ne nuk i zbulojmë numrat tanë deri në fund të javës. Kjo quhet strategji”.

“Kjo është kënga ime me Ariana Grande dhe jam i nderuar që punoj me të për të ndihmuar në mbledhjen e parave për një kauzë të madhe. Nëse do të thuash emrin e saj, sigurohu të thuash edhe timin sepse është kënga jonë”, shtoi ai.

Reperi 6ix9ine më pas postoi një mesazh duke goditur drejtpërdrejt Granden, pasi ajo i tha atij “të merret me veten paksa”.

Ai u përgjigj, pjesërisht, duke thënë: “E tëra që po them është se kam punuar shumë nga Brooklyn NY. Unë flas për miliona fëmijë që nuk janë aq me fat sa ju. Miliona që nuk kishin fatin të ishin në TV”.

Sidoqoftë, Grande dukej se ishte e mërzitur që pretendimet e 6ix9ine po e njollosnin arritjen e saj si një artiste femër. /Telegrafi/

Exit mobile version