Telegrafi

Justin Bieber demonton lajmet ku thuhet se dëshiron të bëhet Pastor: Janë ‘fake news’

Justin Bieber Foto: Instagram/justinbieber

Justin Biber për vite me radhë është ndër personat për të cilët flitet më së shumti.

Së fundmi është aluduar se artisti ka filluar studimet, por kësaj radhë që të bëhet Pastor, shkruan Daily Mail.

Lajmet i ka demantuar përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ndërsa shpjegonte se janë ‘fake news’.

“Nuk jam duke studiuar që të bëhem Pastor ose diçka të tillë. Nuk kam as dëshirë për të, janë të gjitha ‘fake news’”, u shpreh Bieber.

Reagimi i tillë erdhi pas shoqërisë së ngushtë që ai ka me ish-pastorin, Carl Lentz, me të cilin shihet shpesh në postime të ndryshme.

Në ndërkohë, duket se që nga fillimi i këtyre spekulimeve, dyshja kanë filluar të distancohen mes vete. /Telegrafi/