Site icon Telegrafi

Justin Bieber 51 vjeçar? Vetëm shaka…

Sigurisht se e keni shikuar videon në fjalë, me ç’rast keni menduar mos ndoshta prapa Justin Bieberit fshihet një pedofil 51 vjeçar, që si qëllim kryesor e ka shfrytëzimin e vajzave. Megjithatë, nëse këtë gjë e keni besuar, atëherë vërtet jeni gabuar.

Agjencia e lajmeve e cila e ka lansuar lajmin siç e dimë është ONN (Onion News Network), që në shqip do të thotë “Agjencia e Lajmeve Qepa”, dhe që si logo ka një qepë. Në fakt, këtu kemi të bëjmë vetëm me një agjenci parodike lajmesh, me të vetmin qëllim – argëtimin e njerëzve.

Pra, adhuruesit e Justin Bieber në Kosovë dhe anembanë ku ka shqiptarë, mund të ndihen të qetë, pasi që njerëz të pandërgjegjshëm të cilët nuk ia dëshirojnë të mirën një tinejxheri të suksesshëm, lansuan thjeshtë një shaka, për të parë impaktin që do të kishte parodia në fjalë.

Për t’ua rikujtuar dhe njëherë se për çfarë bëhet fjalë, shikojeni videon:
    

 

/Telegrafi/

 

Exit mobile version