Ishujt shpesh janë të mbushur me shtrirje të gjata plazhesh – por jo gjithmonë.
Shumë ishuj në mbarë botën janë mjaft të vegjël, me kapacitet për të mbajtur shumë pak.
Për shembull ishulli Just Room Enough është vetëm 3,300 metra katrorë në madhësi, përcjell Telegrafi.
Është i njohur gjerësisht si ishulli më i vogël i banuar në botë me hapësirë të mjaftueshme për një shtëpi të vogël dhe pemë që qëndrojnë në të.
Ishulli Hub, siç njihej më parë, ndodhet midis SHBA-së dhe Kanadasë në Gjirin e Aleksandrisë, New York.
Bëhet e ditur se ai u ble nga familja Sizeland në vitet 1950.
Ajo familje ishte përgjegjëse për ndërtimin e shtëpisë, mbjelljen e pemës së vetme dhe emërtimin e ishullit që sot njihet si: Just Room Enough. /Telegrafi/