Site icon Telegrafi

Juristi nga Shkupi, Belkis Latifi – fituesi i episodit të nëntë të Detektivit

Edhe episodi i nëntë i Detektivit ka qenë tejet sfidues dhe interesant.

Kjo po vazhdon të dëshmohet që nga episodi i parë duke qenë se edhe sivjet është rikthyer në një nga programet më të shikuara në të gjitha kanalet e platformat televizive.

Në garë mbrëmjen e djeshme (e enjte) ishin: Belkis Latifi, 26 vjeçari nga Shkupi me profesion jurist, Ardian Berisha, 30 vjeçari nga Prishtina me profesion kuzhinier dhe Arbnor Gagica po ashtu nga kryeqyteti i Kosovës me profesion agjent i shitjes.

Belkis Latifi (Foto: YouTube)

Të tre garuesit u përfshinë në ngjarje të ndryshme e të vështira në zbardhjen e rasteve, por që në fund vetëm njëri prej tyre doli të jetë fitues për të vazhduar më tej në çerekfinale.

Dhe fatlumi i kësaj nate ishte juristi nga Maqedonia, të cilin siç theksuam do e shihni në fazat e mëtutjeshme të kuizit.

Lexo po ashtu Një tjetër konkurrent nga Vitia fiton në episodin e radhës të emisionit "Detektivi", Valoni prek çerekfinalen

Ndërkaq, nata finale e këtij emisioni do të jetë nga mesi i muajit shtator me fituesin kryesor të një ‘Renault Clio’.

 

Detektivin gjithashtu mund ta shikoni nga e hëna në të premten me fillim nga ora 22:15 në RTV Dukagjini. /Telegrafi/

Exit mobile version