Spektakli i “Dancing With the Stars” sot (e premte) ka marrë një pamje krejtësisht tjetër.
Kjo pasi për shkak të Halloween pjesëmarrësit janë maskuar e u shndërruan në personazhe të ndryshme.
Kësaj nuk i shpëtuan as juria e këtij shou e po ashtu edhe prezantuesit: Bora Zemani dhe Eno Popi.
Këta të fundit janë shfaqur në yje të famshëm, njëri si ‘Elvira’ e tjetri si ‘Tony Montana’.
Kryesuesi i jurisë, Kledi Kadiu, është shfaqur si Elvis Presley, ish-Missi Valbona Selimllari në ‘Maleficent’, Armand Peza në personazhin e ‘Xhafarit’ si dhe Dalina Buzi si këngëtarja ‘Britney Spears’.
Të njëjtit kanë marrë vëmendje të madhe, meqenëse janë shndërruar në njerëz të tjerë.
Bora gjithashtu u shfaq tejet e veçantë me flokë të bardhë, ndryshe ngaqë është parë deri më tani.
Edhe në natën e sotme në garën e “DTWS” pritet të eliminohet një çift. /Telegrafi/