Boksieri i ri shqiptar, Jurgen Uldedaj, është shpall kampion bote në kategorinë ‘WBO Junior’ të boksit.
Ai e bëri këtë arritje, pasi mposhti argjentinasin Nikolas Leandro Arganaraz , në meçin e zhvilluar në sallën “Feti Borova” të Parkut Olimpik të Tiranës.
21-vjeçari nga Lezha zhvilloi një ndeshje të madhe përballë rivalit argjentinas, që duhet theksuar se ishte gjithashtu një boksier mjaft i përgatitur.
Pas plot 10 raundesh, Uldedaj u shpall fitues i ndeshjes dhe njëkohësisht kampioni i ri i botës, falë vendimit të gjyqtarëve që i dhanë më shumë pikë djaloshit lezhjan – transmeton Top Channel.
Ky ishte meçi i nëntë i tij në boksin profesionist, me lezhjanin që numëron po kaq fitore dhe nuk e ka provuar ende shijen e humbjes.
“Nuk e fitova këtë vet. E bëra me përkushtimin e trajnerit tim Dirk Dzemski”.
“Mbështetjen e plotë të SES Boxing dhe angazhimin e vazhdueshëm të familjes sime që e bëri këtë natë të paharruar”, ka shkruar Uldedaj në Instagram.