Gjykata liron nga qelia dhe lë në arrest shtëpie Jurgen Kurtin. I riu u arrestua pas vrasjes së të atit Artur Kurti të ndodhur më 4 prill 2016, ndërsa ka dhënë arrest me burg për Ristanin.
Pas krimit të ndodhur në banesë, u arrestua dhe kunati i viktimës Leonard Ristani. Pasi u mor në pyetje burimet nga policia bënë të ditur se Leonard Ristani, kishte marrë përsipër autorësinë e vrasjes.
Sipas policisë mbrëmjen e 4 prillit viktima Artur Kurti ka hyre me thike në dorë në banesë dhe është përleshur me djalin dhe kunatin, ku ka plagosur kunatin. Me pas në rrethana ende te pa qarta ne përleshje e sipër shtetasi Artur Kurti ka gjetur vdekjen si pasoje e plagëve me thikë. /Telegrafi/