Site icon Telegrafi

Jurgen Klopp ndoqi ndeshjen e parë që nga emërimi në postin e tij të ri, ai pa ndeshje në Ligue 2

Gjermani Jurgen Klopp mori pjesë në ndeshjen e parë të futbollit që kur u emërua kreu i futbollit global në Red Bull Group.

Klopp e ka ndjekur nga tribuna ndeshjen e Ligue 2 mes Paris FC dhe Amiens, të cilën vendasit e fituan 1-0.

Ndër detyrat e tij është kthimi Paris FC në klubin kryesor në Francë edhe pse është në divizionin e dytë aktualisht.

“Unë jam pjesë e një organizate që është unike, inovative dhe largpamëse. Unë jam një mentor për trajnerët dhe menaxhimin e klubeve në grupin Red Bull”, deklaroi Klopp.

 

Meqë ra fjala, Parisi drejtohet nga Antoine Arnault, djali i multimiliarderit francez Bernard, ndërsa Red Bull është aksionar minoritar i këtij klubi.

Klopp filloi punën e re në tetor, dhe Paris aktualisht është i dyti në tabelë me 34 pikë, po aq sa Lorienti i vendit të parë.

Pas ndeshjes në Paris, ai do të ketë bisedime me trajnerin e RB Leipzig, Marco Rose, ndërsa tashmë ka biseduar të gjithë drejtuesit e Red Bull.

Gjithashtu, Klopp do të ketë detyra në Brazil dhe SHBA te klubet Red Bull Bragantino dhe Neë York Red Bull, ndërsa pritet të vizitojë edhe Japoninë muajin e ardhshëm për të parë ndeshjet e Omiya Ardia.

 

Edhe pse Red Bull ka aksione në Leeds United, Klopp nuk do të marrë një rol aktiv në klubin anglez për shkak të lidhjes së tij të mëparshme me Liverpool. /Telegrafi/

Exit mobile version