Trajner i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka folur pas ndeshjes ndaj Tottenhamit ku fituan 3-1.
Ai ishte i kënaqur me fitoren e skuadrës së tij, ndërsa konfirmoi edhe lëndimin e Joel Matip.
“Ne i shënuam golat në momentet e duhura, gola të mrekullueshëm. Shënuan futbollistët e duhur. E gjitha shkoi mirë, përveç padyshim lëndimit të Joel Matip”.
“Ajo që pamë sot nuk kishte të bënte me formën, është ajo çka jemi ne. Këta jemi ne, pjesa e dytë veçanërisht, ishim të mirë. Ishte një luftë e madhe dhe futboll i mrekullueshëm mbi të gjitha”.
“Në fazën sulmuese, mënyra se si kemi luajtur, mendova se e përballuam vërtetë mirë formacionin e tyre. Luajtëm në krah, luajtëm në mes, kështu që ne ishim shpesh brenda dhe rreth zonës, gjë që është vërtet e rëndësishme”.
???? ✊? pic.twitter.com/zAMSspthsN
— Liverpool FC (@LFC) January 28, 2021
“Kundërsulmet ishin me të vërtetë të mira. Vija e fundit mbrohej vërtet mirë, presing mjaft i lartë por jo tmerrësisht i lartë”, ka thënë Jurgen Klopp pas ndeshjes. /Telegrafi/