Site icon Telegrafi

Juratoviq propozon që problemi Shkup-Sofje të zgjidhet sipas shembullit të kontestit mes Sllovenisë dhe Kroacisë

Përfaqësuesi i njohur i socialdemokratëve gjermanë (SPD) në Bundestag, Josip Juratoviq i ka propozuar Bashkimit Evropian të ridefinojë politikën e saj ndaj Ballkanit Perëndimor dhe ka ftuar në zhbllokim të rezistencës së Bullgarisë për fillim të negociatave për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe me këtë “ruajtjen e autoritetit të BE-së”.

Juratoviqi propozon që problemi të zgjidhet me formimin e trupit arbitrar sipas shembullit të kontestit mes Sllovenisë dhe Kroacisë.

Eurodeputeti shkruan se në situatën kur njëra nga 27 vendet anëtare të BE-së mund të bllokojë vendimin në çdo kohë, aksionet joadekuate të BE-së mund të kenë pasoja strategjike për Ballkanin Perëndimor dhe kjo mund të sjell deri te ndryshimi i orientimit gjeopolitik të rajonit.

Në një tekst autorial në ueb- faqen e internetit të Institutit Ndërkombëtar për Studime të Lindjes së Afërt dhe Ballkanit (IFIMES), Juratoviq i bëri thirrje Këshillit të Evropës të pranojë faktin se vlerat e vërteta demokratike nuk kanë mbështetës të vërtetë në mesin e shumë politikanëve në pushtet në Ballkan dhe me forca të tilla antidemokratike, sipas tij- “assesi nuk duhet të bashkëpunohet në mënyrë oportuniste, por të mbështeten ata që ndajnë vlerat në të cilat bazohet BE-ja”.

“Nuk duhet të lejojmë veten t’i sakrifikojmë vlerat demokratike për hir të një paqeje dhe stabiliteti të dukshëm,” shkroi Juratoviq.

Ai ka propozuar që politika e re të definohet përmes tre pikave: bashkëpunimin me Parlamentet e vendeve të rajonit, luftë të ashpër kundër korrupsionit në organet shtetërore përmes forcimit të gjyqësorit dhe kundërshtimit në edukimin nacionalist të të rinjve përmes programeve problematike mësimore.

Juratoviqi beson se zbatimi i tre propozimeve të tij është testi kryesor për besueshmërinë e Unionit.

Exit mobile version