Pas vetos së përsëritur të Bullgarisë në bisedimet e pranimit në BE, deputeti i Bundestagut gjerman nga Partia Social Demokrate dhe udhëheqës i grupit parlamentar për Ballkanin Perëndimor, i kërkoi Maqedonisë të mos heqë dorë nga reformat, sepse siç tha, negociatat do të hapen patjetër.
Në një deklaratë për Klan Maqedoni, Juratoviq tha se përveç në Bullgari, ka forca politike që janë kundër zgjerimit në çdo vend të BE-së, por në lëvizje është Parlamenti Evropian me përgjegjësi zgjerimi.
Ai tha se angazhohet për pranim individual në BE, dhe jo në paketa të tilla siç vendosen Shqipëria dhe Maqedonia dhe sugjeron që gjatë presidencës sllovene të Unionit, të fillojnë negociatat dhe mosmarrëveshja midis Sofjes dhe Shkupit të zgjidhet nga komision i arbitrazhit.
“Duhet të kërkohet zgjidhje, sapo bisedova me kolegët e mi nga Sllovenia, sepse vendi po merr presidencën e BE, për të ofruar një zgjidhje – për shembull të hapen negociatat e para-pranimit, dhe keqkuptimet midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut t’i përpunojë një komision ekspert i arbitrazhit. I tillë ishte rasti me Slloveninë dhe Kroacinë për çështjen e kufirit, i cili, siç mund ta shihni, u zgjidh pozitivisht”.
“Një gjë e tillë duhet të ofrohet për të zgjidhur problemin midis Bullgarisë dhe Maqedonisë në mënyrë që t’i hapet rrugë Maqedonisë. Në fund të fundit, Maqedonia nuk po bashkohet me BE përmes negociatave të para-pranimit, por është në rrugën e anëtarësimit”, tha Juratoviq.