Site icon Telegrafi

Junrey zyrtarisht njeriu më i shkurtë në botë

Djaloshi nga Filipinet është i gjatë gjithsej 55.9 centimetra dhe ia rrëmbeu titullin Khagendra Thapa Maga i gjatë 67 centimetra. “Jam shumë i emocionuar, ndoshta jam i shkurtë, por jam burrë i vërtetë. Për herë të parë e kam provuar birrën. Më pëlqen, por nuk guxoj të pi shumë. Tash vetëm e dua një grua të bukur, nuk ka rëndësi nëse është më e gjatë se unë”, tha Balawing, njoftojnë agjencitë e huaja të lajmeve.

Familja e Balawing është shumë krenare me të. Ata thonë se për ta është shumë e rëndësishme që emri i djalit të tyre u regjistrua në librin e rekordeve Guinness. Edhe pse është 18 vjeçar prindërit e Balawingut ende kujdesen për të si për një foshnje. Balawing nuk u rrit që prej moshës 1 vjeçare. Prindërit e tij nuk kishin para për ta dërguar tek mjeku. Sot ai mund të ecë vetëm me ndihmën e dikujt tjetër, por megjithatë është i lumtur që është njeriu më i shkurtë në botë. /Telegrafi/

Exit mobile version