Telegrafi

“Junior Sfida” këtë të diele në RTK (Video)

Show “Super Sfida” këtë diele do të ju jepet mundësia fëmijëve të garojnë, kërkesat e fëmijëve janë jashtëzakonisht të mëdha për pjesëmarrje në këtë show, për këtë arsye ndonjë diele ju jepet mundësia fëmijëve të bëhen pjesë e këtij show, këtë diele do të luajnë ekipi ‘Facerat’ dhe ‘I Stars’.

Lojërat do të jenë po thuajse të njëjta si për të rritur, pasi që nuk janë të vështira për fëmijët dhe pritet që ky show të bëhet interesant edhe pse mysafirë do të jenë fëmijët. Pritet që shikuesë të këtij show do të jenë të gjitha moshat dhe të gjitha kategoritë.

“Super Sfida” edhe pse tani nuk është si një show risi si në sezonin e parë por suksesi vazhdon edhe tani në sezonin e tretë mbanë majat e shikueshmërisë.

Gjithashtu ka një shikueshmëri shumë të lartë edhe nga fëmijët shumica e pëlqejnë, dhe në është interesante që në disa shkolla në lëndën e edukatës fizike luajnë lojërat e Sfidës, po ashtu nëpër lagje apo shtëpi luhen disa lojëra të Sfides që janë të mundshme të realizohen.

Që nga fillimi i këtij show ka pasur lojëra shumë interesante nga më modernet, atraktive, dinamike, humori, spektakolare, klasike dhe shumë të tjera që e bëjnë këtë shouw të pëlqyer nga publiku. /Telegrafi/