Shpresat e Milanit në Ligën e Kampionëve për edicionin 2021/22 janë ende të gjalla dhe kjo thjesht për meritë të lojtarit pak të njohur Junior Messias, i cili ka fituar epitetin e heroit të Rossonerëve.
Asgjë përveç një fitore nuk do t’i mjaftonte skuadrës italiane nga udhëtimi i tyre në Atletico Madrid të mërkurën në mbrëmje dhe kjo është pikërisht ajo që ata morën.
Në një nga stadiumet më frikësuese në futbollin botëror, skuadra e Stefano Piolit arriti një fitore 1-0 falë e një goli të vonë nga nënshkrimi i verës Junior Messias.
Braziliani bëri mbrëmë paraqitjen e tij të parë në Ligën e Kampionëve duke u inkuadruar në minutën e 65-të dhe shënoi golin vendimtar 22 minuta më vonë.
Ishte një moment i jashtëzakonshëm për Milanin dhe historia pas ngjitjes së Messias në shkallët e futbollit nuk është aspak befasuese, përcjell Telegrafi.
🔴 A Red & 𝑩𝒍𝒂𝒄𝒌 night!
Get your third shirt now: https://t.co/6F1LBzhskG ⚫#UCL #AtletiMilan #SempreMilan pic.twitter.com/EWsQUM6lhw— AC Milan (@acmilan) November 24, 2021
Nga shofer për shpërndarjen e mallrave te heroi i Milanit në Ligën e Kampionëve
Sipas Football Italia, sulmuesi 30-vjeçar vepronte në Serie D vetëm tre vjet më parë, niveli më i lartë i futbollit jo-profesionist në Itali.
Përpara se të hynte për herë të parë në atë ligë në vitin 2015 me Casale, Messias thjesht e luante futbollin si hobi pas emigrimit nga Brazili dhe iu desh të fitonte para përmes punëve të tjera të ndryshme si rikuperimi i tullave, prishja e ndërtesave dhe shpërndarja e pajisjeve elektro-shtëpiake.
Amerikano-jugori iu bashkua ekipit tjetër të Serie D, Gozzano, në vitin 2017 dhe e ndihmoi skuadrën të promovohej në Serie C për sezonin 2018/19.
Messias më pas bëri debutimin e tij profesional përsëri në 23 shtator 2018 kundër Cueno dhe shënoi golin e tij të parë në këtë nivel tre ditë më vonë kundër Piacenza.
The incredible story of Junior Messias, AC Milan hero tonight. 🔴🇧🇷
Three years ago he was in Italian 4th division.
He used to deliver refrigerators and other household appliances whilst playing at the amateur level.
Tonight, scored on his FIRST #UCL appearance – 30 years old. pic.twitter.com/07XiektWdX
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) November 24, 2021
Në janar të vitit 2019, djaloshi nga Belo Horizonte u shit te klubi i Serie B, Crotone, dhe ai luajti në kategorinë e dytë për herë të parë në gusht të po atij viti.
Messias shkëlqeu në Crotone, duke e ndihmuar klubin të siguronte promovimin në kampionatin italian për sezonin 2020/21.
Ai përfundoi duke shënuar nëntë gola në 36 paraqitje në Serie A sezonin e kaluar, formë që e shtyu Milanin ta nënshkruante atë në huazim për 2.6 milionë euro me një opsion blerje për 5.4 milionë euro tjera në fund të sezonit.
Pas heroizmave të tij në Madrid, kuqezinjtë thjesht mund të mbyllin përrallën e karrierës së Messias duke e bërë këtë lëvizje të përhershme… /Telegrafi/
Junior Messias
🚴♀️ Delivery driver & amateur football player. (25 years old)
🅱️ Official Serie B debut (28 years old)
🅰️ Official Serie A debut (29 years old)
🤩 Champions League debut & 87th minute winner (30 years old)
It’s never too late, guys. 😉 pic.twitter.com/cLChN7GGhb— 433 (@433) November 24, 2021