Junior Firpo ka folur fjalët e para si lojtar i ri i Barcelonës pas transferimit të tij nga Real Betisi.
Barcelona njoftoi zyrtarisht transferimin e Firpos nga Real Betisi për një shifër prej 18 milionë eurosh plus 12 milionë tjera bonuse.
Pas transferimit në Camp Nou, mbrojtësi i krahut të majtë mezi pret të luaj me skuadrën e re këtë sezon.
“Jam shumë e lumtur që jam këtu me këta lojtarë të shkëlqyeshëm”.
🔵🔴 Barça's new signings for 2019/2020, stars of the Peñas World Congress@AntoGriezmann @Neto_Murara @JuniorFirpo03 @Moussa_WagueOff @DeJongFrenkie21 pic.twitter.com/vvBGuj5QJt
— FC Barcelona (@FCBarcelona) August 4, 2019
“Shpresoj të bëjmë gjëra të mëdha së bashku”, ishin fjalët e para të Firpos.
Ndryshe, 22-vjeçari u bashkua menjëherë sot me grupin e lojtarëve. /Telegrafi/