Juninho Pernambucano ka pranuar se Lyoni do të bëjë gjithçka që duhet për të sjellë Karim Benzemam përsëri në klub.
Drejtori sportiv i Lyonit zbuloi se ata po kërkojnë një formulë për të bindur sulmuesin e Real Madridit për t’u bashkuar me ta në të ardhmen.
“Sjellja e Benzemas përsëri për dy sezone për të luajtur në Ligën e Kampionëve me ne është një ëndërr e të gjithëve në këtë klub”.
“Ai do të ishte lideri ynë dhe përveç shënimit të golave, ai do të na jepte përvojën që na duhet për të fituar ndeshje”, ka thënë Juninho për Radio Montecarlo.
Ndërkohë, Benzema nuk po mendon të largohet së shpejti nga Los Blancos dhe ai madje ka deklaruar në disa raste se nuk do të përjashtonte pensionimin në klub.
Sezonin e kaluar, ai rinovoi kontratën e tij me Real Madridi deri në vitin 2022 pasi prodhoi disa paraqitje të shkëlqyera dhe ishte golashënuesi më i mirë i skuadrës në dy vitet e fundit.
Juninho dhe Lyoni nuk po japin gjithçka për nënshkrimin e tij, por ata po vazhdojnë të presin. /Telegrafi/