Për talentin e madh të Miralem Pjancit ka folur edhe Juninho Pernambucano, i cili tha se besonte aq shumë te boshnjaku sa e dinte që do të bëhet lojtar i madh që kur ai ishte 18 vjeç.
Në një intervistë për La Gazzetta dello Sport, lojtari që ka shënuar 75 gola nga gjuajta e lirë ka folur edhe për sfidën Lyon-Juventus.
“Kur ishte 18 vjeç, Pjanic tregoi se do të bëhej një nga më të mirët në Evropë”.
“Për mua ai është një dhjetësh me të gjitha, nuk jam i befasuar që jam pjesë e Juves. Pirlo? Është një nder të di që ai është inspiruar nga unë. Juventusi i ri? Ata janë gati për Ligën e Kampionëve. Fitojnë edhe kur nuk luajnë mirë”.
“Lyoni? Respekt për lojtarët e rinj që janë edhe të talentuar. Natyrisht, Juve është favorit, por duhet të ketë shumë kujdes”, ka thënë Juninho. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=nbrnfjz_gK4