Legjenda e Olympique Lyon, Juninho Pernambucano beson se Juventus është favoritët në përballjen e tyre në Ligën e Kampionëve.
Juninho që tani është drejtor sportiv në klubin francez, ka folur për përballjen dhe pikat e forta të ekipit italian.
“Juve është një përzierje e punës së palodhshme dhe cilësisë. Po flasim për një skuadër shumë të fortë, me Cristiano Ronaldon një nga lojtarët më të mirë në historinë e futbollit”.
“Mbrojtja e tyre është e qëndrueshme, sulmi është vdekjeprurës dhe mesfusha është krijuese”, ka thënë Junihno.
Ndeshja e parë do të jetë në Lyon më 26 shkurt, ndërsa ajo thyese 17 mars në Torino.
“Bianconerët janë favoritë, por nuk dua të them që kemi humbur, por për të fituar do të na duhet një ditë e përsosur, duke mos kursyer asgjë dhe duke shfrytëzuar çdo mundësi”.
“Vetëm në këtë mënyrë mund të kemi shpresë për të kaluar tutje”, ka thënë ai. /Telegrafi/