Kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu ka bërë të ditur se komuna që e udhëheq, tani zyrtarisht është anëtarësuar në organizatën ndërkombëtare “Rrjeti i Qyteteve të Forta” respektivisht “Strong Cities Network”, me ç’rast është pranuar edhe çertifikata e anëtarësimit.
Në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se anëtarësimi në këtë organizatë nënkupton një sukses të jashtëzakonshëm në kuptim të rritjes së potencialit dhe mundësive për bashkëpunim me qytetet tjera anëtare në fushën e arsimit, ekonomisë, turizmit, sundimit të ligjit, qeverisjes së mirë, përfshirjes së rinisë në vendimmarrje dhe shumë fusha tjera.
“Me këtë rast më lejoni të shpreh mirënjohjen e Komunës së Junikut për bashkëpunimin korrekt dhe mikëpritjen e ngrohtë nga “Strong Cities Network””.
“Anëtarësimi në këtë organizatë nënkupton një sukses të jashtëzakonshëm në kuptim të rritjes së potencialit dhe mundësive për bashkëpunim me qytetet tjera anëtare në fushën e arsimit, ekonomisë, turizmit, sundimit të ligjit, qeverisjes së mirë, përfshirjes së rinisë në vendimmarrje dhe shumë fusha tjera. Urime të gjithë qytetarëve të Junikut”, ka shkruar Shehu.