Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker paralajmëroi sot vendet e Ballkanit të cilat po përpiqen të anëtarësohen në BE se ato nuk do të pranohen derisa të zgjidhin të gjitha mosmarrëveshjet kufitare me fqinjët e tyre.
Junker u tha eurodeputetëve se “këto probleme duhet të zgjidhen para pranimit, përndryshe nuk do të ketë pranim”, transmeton zeri.info.
Sipas tij, Serbia dhe Mali i Zi mund të pranohen në BE në vitin 2025 nëse përmbushin të gjitha kushtet për anëtarësim.
Ky paralajmërim erdhi pasi kryeministri i Kroacisë Andrej Plenkoviç foli për të ardhmen e BE para Parlamentit Evropian. Kroacia dhe Sllovenia, si anëtare të BE-së, kanë një mosmarrëveshje kufitare që lindi nga shpërbërja e ish-Jugosllavisë në vitet 1990. /Zëri/