Site icon Telegrafi

Juncker thotë se Trump e quajti atë një “vrasës brutal” gjatë takimit të G-7

Shefi i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, ka thënë se ai ishte etiketuar si një “vrasës” nga presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, gjatë një takimi të trazuar të G7 në Kanada.

“Trump më tha javën e kaluar se ‘je një vrasës brutal’”, tha Juncker, në Parlamentin e Bavarisë në Mynih të enjten, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

“Kjo është hera e parë që Luksemburgu është kthyer në një kërcënim të tillë për SHBA-të”, shtoi Juncker.

“Unë mendoj se ai donte të thoshte një kompliment, por unë nuk jam aq i sigurt”.

Mediat vlerësojnë se komentet e presidentit të krahut ekzekutiv të Bashkimit Evropian ilustrojnë konfuzionin që Trump po mbjellë midis aleatëve të SHBA-së me sfidat e tij mbi tregtinë, Iranin dhe shpenzimet e mbrojtjes. /Telegrafi/

Exit mobile version