Site icon Telegrafi

Juncker: Do të respektonim po-në e Katalonisë për pavarësi

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker paralajmëroi sot se do të marrë në konsideratë ndalimin e bërë nga Gjykata Kushtetuese dhe Parlamentit spanjoll për të dhënë një qëndrim zyrtar në lidhje me pavarësinë e Katalonisë, objekt i një referendumi mjaft të diskutueshëm parashikuar më 1 tetor.

“Ne jemi shprehur gjithnjë në lidhje me këtë çështje se do të ndjekim duke respektuar ndalimin e Gjykatës Kushtetuese spanjolle dhe atë të Parlamentit spanjoll”, deklaroi Juncker për Euronews, duke rikujtuar se ky qëndrim ishte vendosur nga një prej paraardhësve të tij në krye të ekzekutivit evropian, Romano Prodi.

Nëse në këtë kuadër, një “po” për pavarësinë e Katalonisë do të ndodhë një ditë, ne do të respektojmë këtë alternativë”, vijoi Juncker, duke shtuar se mbetej e gjitha për t’u parë në të ardhmen.

Nacionalistët katalanë që e zotërojnë shumicën në parlamentin rajonal kanë planifikuar të organizojnë më 1 tetor një referendum për pavarësi, i cili veprim wshtw shpallur i ndaluar nga Madridi zyrar.

Exit mobile version