Shefi i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, tha në Tiranë se vendet e Ballkanit Perëndimor mund t’i bashkohen Bashkimit Evropian në vitin 2025, me kusht që këto vende të punojnë për t’i përmbushur kriteret e duhura për anëtarësim.
Ai tha se viti 2025 është vit i mundur për anëtarësim në BE për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, jo vetëm për të preferuarat, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.
“Në kundërshtim me atë që lexojmë kudo, Komisioni dhe unë nuk kemi thënë se Serbia dhe Mali i Zi patjetër do të bëhen anëtarë të BE-së në vitin 2025”, u tha Juncker gazetarëve në Tiranë.
“Viti 2025 është e hapur për të gjitha vendet kandidate. Dhe deri në masën që një vend kandidat do të kishte përmbushur të gjitha kriteret për anëtarësim, ne do të vazhdojmë në atë mënyrë që përpjekjet e saj do të njihen nga BE”, shtoi ai.
Sipas Reuters, Serbia dhe Mali i Zi shihen si favorite për t’iu bashkuar BE-së, ndërsa Shqipëria dhe Maqedonia presin që të marrin dritën e gjelbër për t’i filluar në qershor negociatat e anëtarësimit. /Telegrafi/