Telegrafi

Juncker pranon kandidaten bullgare për një post të komisionerit evropian

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker pranoi sot kandidaturën për një post komisioneri të Mariya Gabriel, propozuar nga Bullgaria pas dorëheqjes në fund të vitit 2016 të përfaqësueses së saj për të marrë detyrën e shërbimeve digjitale.

“Pas një takimi të organizuar sot, Juncker njoftoi për Gabriel, eurodeputetja bullgare, se dëshironte t’i besonte portofolin e Ekonomisë dhe Shoqërisë Digjitale”, u theksuan në një komunikatë.

Ajo do të rimarrë gjithashtu portofolin e gjermanit, Gunther Oettinger, i cili kishte marrë përgjegjësitë për Buxhetin dhe Burimet Njerëzore pas dorëheqjes së Kristalina Georgieva, përfaqësuesja e mëparshme bullgare brenda kolegjit të komisionerëve.

Mariya Gabriel është deputete evropiane që prej vitit 2009 dhe zëvendëspresidente e Partisë Popullore Evropiane në Parlamentin e Strasburgut.