Telegrafi

Juncker: Pa perspektivë të qartë evropiane, Ballkani Perëndimor mund të kthehet në vitet e 90-ta

Kryetari i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker paralajmëroi për rrezikun që pa një perspektivë të qartë evropiane mund të vijë deri në përkeqësim serioz të gjendjes në Ballkanin Perëndimor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ekziston rrezik në këtë rajon shumë të komplikuar në Evropë të mund të ndodhin ngjarje të cilat do t’i kthenin punët në gjendjen e fillimit të viteve të 90-ta të shekullit të kaluar. Gjithsesi, ne nuk duam që kjo gjë të përsëritet”, tha Juncker në Sofje në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin e Bullgarisë, Boyko Borisov.

Juncker morri pjesë në ceremoninë ku Bullgaria fillon kryesimin me BE-në. Bullgaria tashmë ka konfirmuar se Ballkani Perëndimor është ndër prioritetet e para të saj gjatë kryesimit me BE-në./Telegrafi/