Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, mbrëmë para mbrëmjes se liderëve të NATO-s ka humbur balancën dhe disa herë u pa të ecte i pasigurt, shkruan Asociated Press.
Juncker u pengua në një shkallë ku presidenti i Finlandës dhe Ukrainës, u panë ta ndihmonin që të qëndrojë në këmbë, e po ashtu edhe kryeministri holandez Mark Ruth.
Juncker ka thënë se vuan nga ishiasi, sëmundje kjo nga e cila ndonjëherë ndikon në ecjen e tij.
Kryeministri i Portugalisë, Antonio Costa, ka thënë se Juncker është ankuar për dhimbje në shpinë.
Ndërsa nga kabineti i Jean Claude Juncker nuk kanë dashur të komentojnë për këtë duke cituar privatësinë. /kp/Telegrafi/