Telegrafi

Juncker: Nëse e lëmë pas dore Ballkanin, na e marrin të tjerët

Bashkimi Evropian duhet të jetë unik sa i përket anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në të kundërtën të tjerët do ta marrin mbi vete për t’ia formësuar atij një mjedis më të afërt, ka thënë presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.

“Ballkanin Perëndimor nuk duhet ta lëmë pas dore, nuk duhet ta neglizhojmë këtë rajon pasi të tjerët do të rrisin ndikimin e tyre”, ka deklaruar Junker në fjalimin e tij për gjendjen në BE para Parlamentit Evropian.

“Njëherë e përgjithmonë duhet të gjejmë unitetin kur bëhet fjalë për Ballkanin Perëndimor”, iu tha eurodeputetëve, presidenti i Komisionit Evropian.

Junker ka theksuar se BE-ja nuk duhet të ndalë përpjekjet për ndërtimin e një Evrope të bashkuar, duke vënë theksin te fakti se Evropa mund të sjellë stabilitet siç ka bërë deri tash me procesin e zgjerimit të saj. /rel/