Marrëveshja mes Turqisë dhe BE-së që mundësoi frenimin e fluksit të kalimeve të paligjshme drejt Evropës, duhet të respektohet dhe kështu duhet të jetë, pohoi presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, në një intervistë dhënë sot për një gazetë belge.
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, kërcënoi një ditë më parë se do të hapë kufijtë e Turqisë për të lejuar kalimin e migrantëve drejt Evropës, një ditë pas votimit në Parlamentin Evropian që kërkoi ngrirjen e negociatave të anëtarësimit të Turqisë në BE.
“Jam në dijeni të këtyre deklaratave ashtu siç jam i informuar prej më shumë se një viti gjatë një takimi të tensionuar, dhe të ashpër që pata me Erdoganin në Antalia. Ne arritëm një marrëveshje që duhet të respektohet dhe kështu do të jetë”, u shpreh kreu i ekzekutivit evropian në një intervistë publikuar sot nga e përditshmja “Belgjika e lirë”.
Duke vlerësuar fillimisht periudhën kur Recep Tayyip Erdogan ishte kryeministër (2003-2014) gjatë së cilës Turqia shënoi progrese të dukshme në planin e cilësive demokratike. Juncker shtoi se prej dy vitesh, ky shtet po i distancohet vlerave dhe parimeve evropiane.
“Ajo që vë re është se Erdogan dhe qeveria e tij po “fajësojnë” Evropën për disfatën e negociatave të anëtarësimit, vijon ish-kryeministri i Luksemburgut, transmeton KosovaPress.