Site icon Telegrafi

Juncker: Kohl, simbol i vetë thelbit të Evropës

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claud Juncker ka reaguar sot ndaj lajmit për vdekjen e ish-kancelarit gjerman Helmut Kohl, duke thënë se Kohl ishte simbol i vetë thelbit të Evropës.

Kohl, i cili konsiderohet më meritori për bashkimin e Gjermanisë, ndërroi jetë sot në moshën 87-vjeçare.

Siç është transmetuar në faqen e “Bild”, Kohl vdiq në orët e mëngjesit në shtëpinë e tij në Ludvigshafen.

Ai ishte kancelar nga viti 1982 deri 1998.

Kohl mori iniciativën për bashkimin e Gjermanisë dhe ishte “fuqi nismëtare” e vendosjes së valutës së përbashkët, duke bindur gjermanët skeptikë që të heqin dorë nga marka.

Autori i bashkimit të serishëm të Gjermanisë në vitin 1990, Kohl pas Luftës së Dytë Botërore kishte katër mandate të njëpasnjëshme si kancelar shteti.

Që nga viti 2008 ishte në karrocë invalidi pas një rrëzimi serioz, shkruan Reuters.

Ish-presidenti amerikan George Bush e ka përshkuar Helmut Kohl si liderin më të madh të pjesës së dytët të shekullit 20.

Kohl ishte pro zgjerimit të Evropës në lindje dhe së bashku me presidentin francez Francois Miterrand ishte arkitekti kryesor i marrëveshjes së Mastrihtit dhe euros. /kp/

Exit mobile version