Siç raportojnë nga AIM, kryetari i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker i dërgoi letër urimi kryetarit të sapozgjedhur të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.
Juncker uroi për fitoren e Pendarovskin në emër të gjithë Bashkimit Evropian, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“E shfrytëzojmë këtë mundësi që të vërtetojmë edhenjëherë mbështetjen e BE-së për perspektivën e Ballkanit Perëndimor”, shkruan Juncker.
Ai inkurajon kryetarin e ri të Maqedonisë së Veriut të vazhdojë me me rrugën reformuese drejt BE-së dhe i cekën Pendarovskit se vendi ka “përkrahjen absolute” të KE-së.
“Bashkimi Evropian mendon se marrëveshja Prespës është sukses politike, që është hap i rëndësishëm në rrugën tuaj drejt BE-së”, vlerëson Jean-Claude Juncker dhe përsërit se kjo marrëveshje është model për pajtim për gjithë rajonin.
Komisioni Evropian i dëshiron mandat të sukseshëm Pendarovskit dhe pret që edhe më tej të bashkëpunojë me Maqedoninë e Veriut për ndërtimin e Evropës së bashkuar dhe me perspektivë./Telegrafi/