Telegrafi

Juncker: Brexit është një tragjedi

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, është shprehur se mbajtja e takimit solemn me rastin e 60-vjetorit të Marrëveshjes së Romës, me të cilën u themelua Bashkësia Ekonomike Evropiane, pa pjesëmarrjen e Britanisë së Madhe është “një moment shumë pikëllues”.

Juncker theksoi në samitin e liderëve të 27 anëtareve të tjerë të Bashkimit Evropian se “Brexit, konkretisht dalja e Britanisë, është një tragjedi”.

Qytetarët e Britanisë së Madhe vitin e kaluar në referendum votuan për daljen nga Bashkimi Evropian.

Për të mërkurën e ardhshëm Britani ka paralajmëruar nisjen e procesit dy vjeçar të daljes nga blloku evropian.